Maltë – Bushati kërkon prani të shtuar të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Në Maltë, ku u mbajt takimi informal i ministrave të Jashtëm të të BE-së, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati theksoi nevojën për një një prani të shtuar e BE-së në Ballkanin Perëndimor nën dritën e përshkallëzimit të situatës në Maqedoni.

Gjithashtu u theksua nevoja për një prani të shtuar e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe një qëndrim koheziv i vendeve anëtare mbi mënyrën e tejkalimit të krizave të demokracisë në rajon.

“Një qasje e tillë do të kontribuonte në kapërcimin e tensioneve, të shkaktuara nga rezistenca ndaj reformave që lidhen me sundimin e së drejtës. Sundimi i ligjit nuk mund të sakrifikohet në altarin e stabilitetit.”, theksoi Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Bushati ndodhej në këtë takim me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maltës George Vella,

Swiss Digital Mobile Reklama

“Që Bashkimi Europian të ruajë influencën dhe rolin transformues në rajon, duhet që mbështetja për reformat e konsolidimit të shtetit ligjor të shoqërohet me instrumente që nxisin rritjen ekonomike” theksoi Bushati.

Më tej ministri i Jashtëm shprehu mbështetjen e vazhduar dhe linjëzimin e plotë të Shqipërisë me politikën e BE-së për adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe evidentoi kontributin dhe qasjen parimore të vendit tonë në përballjen e këtyre sfidave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?