FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manastirliu: Askush s’do orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi një inspektim të befasishëm në spitalin rajonal të Durrësit, për të parë nga afër furnizimin me barna dhe shpalljen e listave transparente, ku çdo qytetar mund të shohë se çfarë barnash ka spitali.

”Kjo është lista e barnave esenciale që duhet të jetë transparente në çdo spital rajonal. Nuk ka asnjë arsye me buxhetin që shpenzojnë spitalet për barna që këto të mungojnë. Pacientët duhet të dinë se barnat bazë janë të garantuara në çdo spital dhe nëse dikush i orienton për të marrë barna jashtë spitalit, kanë në dispozicion numra telefoni për të denoncuar çdo rast”, tha Manastirliu gjatë ndalesës në spitalin e Durrësit.

Lista e barnave esenciale është shpallur në çdo repart urgjence në spitale, në mënyrë që të sigurohet transparencë maksimale për barnat që disponon spitali dhe qytetarët të mos orientohen drejt farmacive private për alternative të të njëjtave medikamente, që duhet të garantohen në çdo spital.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?