Manastirliu dhe stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, dalin dhe duartrokasin për mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe stafi kanë dalë poshtë Ministrisë dhe kanë duartrokitur për punën herioike të mjekëve dhe të infermierëve në përballimin e koronavirusit. Duartrokitja nga ballkonet e çdo familjeje për mjekët dhe infermierët në luftë me COVID 19 ishte një nismë në mbështetje të bluzave të bardha fillimisht nga vendet e tjera të prekura, mes të cilave edhe Italia, ndërsa u ndërmorr edhe në Shqipëri me iniciativë të disa faqeve në rrjetet sociale.

SHKARKO APP