Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manastirliu dhe Veliaj takim me gratë: Mbi 6200 nëna përfituan nga politika e re e mbrojtjes sociale

Politikë E mërkurë, 8 Mars 2023 15:31
Manastirliu dhe Veliaj takim me gratë: Mbi 6200 nëna përfituan nga politika e re e mbrojtjes sociale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë marrë pjesë në një takim me gratë përfituese të programit të ri të mbështetjes me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Jam shumë e kënaqur që në pak kohë informacioni ka vajtur tek çdo grua dhe janë më shumë se 6200 gra përfituese në të gjithë Shqipërinë, nëna me tre e më shumë fëmijë, të cilat për 5 vitet e para të fëmijës së tretë, katërt dhe më shumë, përfitojnë nga shteti kontributin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore dhe, ajo që është e rëndësishme, është që të gjitha bashkitë kanë kontribuar që informacioni të shkojë kudo. Në Bashkinë e Tiranës janë më shume 700 nëna përfituese në këtë program”, theksoi Manastirliu.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Duke e konsideruar këtë një ditë reflektimi, Manastirliu tha se dhe se mbështetja e qeverisë me programet sociale për gratë dhe vajzat do të vijojë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne do të vijojmë të mbështesim çdo grua për ta fuqizuar atë, duke filluar nga vajzat në edukim, arsimim dhe duke u dhënë më pas mundësinë dhe oportunitetet për të qënë të barabarta, në barazinë sociale e drejtësinë sociale. Kjo është një ditë që na bën të reflektojmë mbi çfarë duhet të bëjmë më shumë për të drejtat e grave”,– tha Manastirliu.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka vlerësuar programin social për gratë me shumë fëmijë duke theksuar se me këtë mbështetje është ndërtuar një themel solidariteti.

“Me vjen mirë që Ogerta arriti ta çonte deri në fund reformën për ato gjyshe që kishin rritur gjithë jetën fëmijët dhe ngeleshin pa pension se nuk kishin bërë vitet e punës. Fakti që sot jepen ndihma për nënat me shumë fëmijë, por edhe ju quhen vite pensioni, unë besoj që kemi arritur një gjë shumë të madhe. Ajo që Ogerta dhe skuadra kanë bërë sot, vërtet ka ndërtuar një themel solidariteti”, the Veliaj.

Pas nismës së Këshillimit Kombëtar, qeveria miratoi programin e mbështetjes për nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, si një paketë mbështetëse që garanton mbrojtje sociale të barabartë, mirëqënie sociale, mbrojtje të rolit të gruas dhe fuqizimin e saj brenda familjes, duke vlerësuar punën e papaguar, me qëllim mirërritjen e fëmijëve të mitur që nga lindja e tyre deri në moshë parashkollore, si edhe duke njohur kontributin e punës së papaguar. Kjo politikë e re përmirëson cilësinë e jetesës brenda familjes dhe gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e shkallës së lindshmërisë në vend.

Programi i mbrojtjes së veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 000 (njëqind mijë) lekë në muaj, ju mundëson të gjitha nënave të papuna që periudha e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare të njihet si periudhë kontributive sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje.

Etiketat e lidhura

erion veliajOgerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.