Manastirliu: Mbërrijnë në ISHP dhe 375 mijë doza të vaksinës Pfizer
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik dhe 375 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Manastirliu shkruan se ky donacion nga miqtë e BE-së është një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë.
Postimi i Manastirliut:
Miku i mirë njihet në ditë të vështira
Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.
Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të forte.