Mandati i Frrokut, Ruçi: Jeni bërë për keqardhje
Arben Ristani duket se ka bërë një prapaktheu të fortë për cështjen e mandatit të Mark Frrokut.
E ndërsa në Këshillin e Imuniteteve dhe Rregullores, Ristani votoi pro që cështja e mandatit të Frrokut t’i drejtohej për interpretim Gjykatës Kushtetuese, në seancën e sotme plenare ka kërkuar që sot të votohej në parlament heqja e mandatit më pas Kushtetuesja të shprehej.
E të njëjtit mendim ka qenë edhe Jozefina Topalli.
“Kush është dakord me avoaktin e Frrokut le të firmosë së sebashku me 27 deputetë dhe t’i drejtohen Kushtetueses.
Ne duam të votojmë heqjen e mandatit”tha Topalli. Ndërsa Ristanit dhe Topallit iu përgjigj Gramoz Ruci.
“Ristani në Këshill tha se më duket e arsyeshme dhe jam dakord që t’i drejtohemi Kushtetueses për të marrë një interpretim.
Tani nuk di se kujt t’i besoj, fjalës në Këshill apo këtu.
Andej nga ne kanë një shprehje ‘qeni i rrallë si kulish nuk bëhet qen stani”.
Ndërsa kreu i Kuvendit, Meta u shpreh se inciativa për mbledhjen e Këshillit të Mandateve është bërë nga ana e tij, më pas erdhi kërkesa nga Ristani.
“Ishim përpara një rasti të paprecedent. Jemi përpara një rasti që të mos shërbejë si precendent, prandaj ia dërguam Kushtetueses. Prandaj duhet të shpreheni me votë”tha Meta.
Nga votimi 74 ishin pro procesverbalit të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që cështja e Mark Frrokut të dërgohet për interpretim në Kushtetuese.
Ndërsa opozita ka braktisur sallën e Kuvendit për shkak të përplasjes për mandatin e Frrokut.
KOHA JONË SONDAZH

