Mandati i Xhaçkës në “Venecia”, Peleshi: S’ishte vendim grupi. Kishte paqartësi!

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka thënë se nuk ka qenë vendim grupi ai i mosdërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të PS-së, Peleshi u shpreh se kanë pasur paqartësi përsa i përket kësaj çështje.

Më tej, Niko Peleshi ka shtuar se do të zbatojnë këshillën e Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Xhaçkës.

“Ne e zbatuam vendimin e Kushtetueses sa i përket futjes në seancën plenare në seancën e parë dhe menjëherë u vendos, u zbatua vendimi për ta trajtuar në seancë, është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim dhe kundër, shprehje e paqartësisë. Të gjitha palët janë në të drejtën e tyre, e drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e zbatimit se cila është e para, ku fillon zbatueshmëria me shumë të drejtë e vlerësoj vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në komisionin e Venecias.

Do të na vlente për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që do të kalojnë në seancë. Vijoj të mos e pranoj që është kundërshtim i Gjykatës Kushtetuese, ne vendimin e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon, ashtu siç e kërkon ky vendim. Çfarë na këshillon Komisioni i Venecias do ta zbatojmë”,-tha Peleshi.

SHKARKO APP