Manja: Përfunduam shqyrtimin e ligjit për prokurorinë

Është mbledhur sot Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, ku anëtari Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes ka thënë se komisioni ka përfunduar së shqyrtuari ligjin për prokurorinë dhe strukturën anti-korrupsion që do të hetojë krimin dhe korrupsionin.

Ai ka theksuar se puna do të vijojë sipas kalendarit të miratuar në fillim të ngritjes së këtij komisioni, por se punimet e tij muund të ëprfundojnë më parë.

“Përfunduam shqyrtimin e ligjit për prokurorinë, patëm një relatim për ligjin për strukturën e SPAK. Relatuam ligjin për Strukturën anti-korrupsion që do të gjykojë krimin dhe korrupsionin. Puna vazhdon sipas kalendarit dhe do të mbyllet sipas kalendarit të përcaktuar më parë” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?