Manjani: Arsyet e mos dekretimit të Lleshit duhet t’i dijë mirë Rama

Ish-ministri Ylli Manjanit shprehet se arsyet e mosdekretimit të Ministrit të Brendshëm duhet t’i dinë drejtuesit e institucioneve.

“Mirëmbrëma! Në përgjigje të interesit shumë të madh të disa njerëzve përfshi edhe gazetarë, për mendimin tim në lidhje me mosdekretimin e zotit Sandër Lleshi, sqaroj se:

Arsyet e mosdekretimit i di me siguri Presidenti; duhet ti dijë mirë Kryeministri; ndoshta i di edhe vetë Sandri. Ne të tjerët vetëm duhet të shohim lajmet.

Sa për Kushtetutën dhe ligjet, nuk kam ç’të komentoj po u njohur me aktet zyrtare. Natën e mirë!”,- shkruan Ylli Manjani në një reagim në Facebook.

SHKARKO APP