Manjani ‘gju më gju’ me të rinjtë në Durrës: Kjo është shoqëria jonë, të gjithë ja fusim njëri-tjetrit…

“Kështu është shoqëria. Ne në thelb të gjithë ne ja fusim njeri-tjetrit dhe nuk e kuptojmë sesa halle të tjera shkaktojmë duke e zgjidhur në mënyrë amatoreske”, tha Manjani. Kjo është deklarata e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për të shigjetuar sistemin e drejtësisë në takimin e zhvilluar me të dënuar në Durrës. E ndërsa flet për amatorizëm, ministri i referohet një legjende urbane.


“Më kujton atë historinë dikur se kur zbriti dikush nga Malësia se donte të hiqte dhëmbin dhe shkoi tek këpucari, se ai ishte dentisti i kohës. Pse kështu do vazhdojmë ne? me këtë histori?”, tha Manjani.
Gjatë një bashkëbisedimi “Rinia ne fokus” mes të dënuarve dhe nxënësve të shkollave të mesme, ata që vuajnë prej disa kohësh në burgun e Durrësit, kanë rrëfyer historitë e tyre dhe shpesh edhe zhgënjimet mbi sistemin e drejtësisë.

Manjani ka reaguar edhe lidhur me amnistinë e këtij viti, duke deklaruar se ende nuk ka një draft për kriteret, por se disa kategori janë të qarta. Duke iu referuar amnistisë së një viti më parë, hartuar nga ministria qe ai sapo mori në drejtim, Manjani shprehet me rezerva.
/News24/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?