Manjani: Ja pse Meta kërkoi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Balilin

Placeholder Image

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se çështja “Balili” është sensistive për drejtësinë shqiptare. Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ai komentoi se cilat ishin arsyet që e detyruar Ilir Metën të kërkojë thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Flasim për një temë që e shqetëson opinionin publik dhe ndërkombëtarët” – tha ai.

I pyetuer nëse kjo një mënyrë që Meta të tregojë se nuk e mbron ai Balilin? “Nuk besoj se në këtë mënyrë lahen mëkatet e politikes. Në këtë rast si ministër kam qenë i prerë dhe për të shuar keqkuptimet publike. Element Balilin e njoh shkresërisht. Jam i vetëm që kam folur hapur dhe troç që ky të arrestohet” – tha Manjani që nuk i ka kursyer edhe këty shigjetimet për ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

“Në 17 maj i vitit të kaluar kur emri i tij u vu në Interpol dhe në bazë të rregullave ai duhet të arrestohej. Duhej të arrestohej që në maj. Ta arrestonin ata që e kanë për detyrë ta arrestojnë. Ata mund të kenë shkuar te shtëpia dhe të thonë që nuk e gjetëm, por ai duhet të arrestohej në kohë” – tha Manjani./lapsi.al/

SHKARKO APP