Manjani: Janë prerë koka, jo thjesht gishta kur ka gjuhë urrejtjeje në shoqëri

“Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATO-s, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë. Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente”, thotë Manjani.

Në një status në Facebook ish-ministri akuzon Ramën se është fajtor i dhunës së djeshme.

Postimi i Ylli Manjanit

Gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!

Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!

Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATOs, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!

Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.

Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.

Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.

Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri!

Ky quhet ABUZIM i pastër!

SHKARKO APP