FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit, por japin dorëheqje kryepleqtë. I pari s’ruan votat! Të dytët s’ruajnë hashashin

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani vijon ironitë e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin opozita kërkon dorëheqjen.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Manjani ironizon që në vend që rama të japë dorëheqjen se nuk mund të ruajë votat e shqiptarëve, dorëheqja vjen nga kryepleqtë, të cilët deklarojnë se nuk mudn të ruajnë fushat nga mbjellja e kanabisit në të gjithë vendin.

“Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit, por japin dorëheqje kryepleqtë! I pari nuk ruan votat! Të dytët nuk ruajnë dot hashashin! Punë rojesh…”- shkruan Ylli Manjani në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?