Ylli Manjani: ”Kontrolli punëtor” garanton drejtësinë, as Enveri se besonte!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP-së, për të cilët thotë se përzgjedhja i ngjan më shumë kontrollit punëtor si në kohën e Enverit. Në një postim në facebook, ai shkruan se si dje, edhe sot, partia (PS) kujdeset që kontrollorët të jenë të sajët.

”Dallimi i vetëm është emertimi i kolektivave punonjëse. Atëherë kishte Bashkime Profesionale, sot njihet si Shoqeria Civile. Thelbi është njesoj. Kontrolli punëtor tashmë do garantojë drejtësinë popullore, që edhe Enveri vetë nuk e besonte”,-shkruan Manjani. Më tej me ironi, ishi-ministri i Drejtësisë, shton se drejtësia popullore, është në veprim.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

Kjo përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, më ngjan si kontrollit punëtor e fshatar në kohën e Enverit!

Si atëherë edhe sot, partia kujdeset që kontrollorët të jenë të saj…

Dallimi i vetëm është emertimi i kolektivave punonjëse. Atëhere kishte Bashkime Profesionale, sot njihet si Shoqëria Civile…

Thelbi është njesoj. Kontrolli punëtor tashmë do garantojë drejtësinë popullore, që edhe Enveri vetë nuk e besonte.

Drejtësia popullore në veprim!

SHKARKO APP