FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Kushtetuta, që e ndryshoi doktori dhe e shkatërroi piktori, citohet vetëm kur ju intereson

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vijon replikat e tij në distancë me kryeministrin Edi Rama. Përmes një komenti në rrjetin social “Twitter”, Manjani jep një version të tij me atë çfarë ka ndodhur me Kushtetutën që prej themelimit të saj.

E ndërsa shprehet se ligji themeltar u ndryshua nga ish-kryeministri Sali Berisha, Manjani shprehet se ajo u shkatërrua nga pasardhësi i Berishës në Kryeministri. Ndërsa shton se tashmë se nisur nga kjo histori, Kushtetuta citohet vetëm kur iu intereson.

“E hartoi aktori;e ndryshoi doktori;e shkatërroi piktori! Kjo është historia e Kushtetutës sonë, e cila citohet vetëm kur ju intereson!”- thekson Ylli Manjani në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?