Manjani: Ne paguajmë kuotat, Berisha paguan faturat e prostitutave
Ylli Manjani, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kishte shkruar në Facebook se “Thesari i Shtetit është shndërruar në thesarin e partisë”.
Sipas Berishës, Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit përdorin Thesarin e Shtetit për të financuar LSI-në dhe kanë kaluar pagesat në llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kjo ishte përgjigja e Manjanit: “Berisha është një plak në pension dhe ka nge të merret me Facebook-un. Ne nuk kemi kohë për Berishën, por një përgjigje po e jap: pagesa me thesar është më transparentja e mundshme. Nga paga e zyrtarit politik, thesari bën ndalesën përkatëse. Është zgjedhur mënyra me thesar për të qenë më transparentë. Thesari është publik dhe nuk kemi gjë për të fshehur”.
Sipas tij, është e drejta e çdo zyrtari për të paguar kuotizacionet e partisë, sikundër Berisha ka të drejtë të paguajë faturat e prostitutave.
Në këtë mënyrë ai ironizoi me një gafë të Berishës në Kuvend, kur tha se nuk gjendet një prostitutë që të thotë se ai i ka mbetur borxh.
KOHA JONË SONDAZH

