Manjani: Parlamenti monist i Edvin Kajmakut vijon të bëhet gjithnjë e më qesharak

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në Facebook, duke theksuar se parlamenti monist, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më qesharak.

Reagimi i plotë i Manjanit

Parlamenti monist i Edvin Kajmakut vijon të bëhet gjithnjë e më qesharak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani duan të largojnë ndikimin Rus. ??

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, dmth paska ndikim Rus dhe u dashka ta largojnë. Bravo për sinqeritetin!

Po mirë, fundja t’i largojnë Rusët! Mirë do bëjnë.

Le ta fillojnë me transparencën e kompanive OFF-SHORE në sektorin Bankar, në Energji dhe në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar, në zemrën e sigurisë kombëtare!!!

Të ndalojnë në vijim çdo investim tjetër OFF-SHORE, se ku i dihet mbase ka Rusë aty.

Me rezoluta deklarative të tipit bolshevik nuk trembet, por joshet Rusia të jetë më prezente. Në fakt duket sikur po e ftojnë Rusinë për më shumë prezencë…

Kot bëjnë si Amerikanë. Monistët nuk bëhen kurrë Amerikanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?