Manjani reagon për ndryshimet që priten në qeverinë Rama dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Duhet intubuar
Ndryshimet në qeveri të paralajmëruara nga kryeministri Rama, por edhe nga numri 2 i PS, Taulant Balla janë ironizuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan me ironi se i infektuari rëndë nga COVID-19 është qeveria dhe ndryshimet e ministrave, sipas tij, janë si puna e terapive eksperimentale që i përdorin kot më kot spitalet për të luftuar COVID.
“Kryepacienti i infektuar rëndë nga COVID është qeveria. Është sëmurë rëndë dhe ka kapë krevatin.
Këto ndryshimet e ministrave janë si puna e terapive eksperiementale që i përdorin kot më kot spitalet për të luftuar COVID.
Por “pacienti” është rëndë! Ka edhe sëmundje bashkshoqëruese si korrupsioni, lodhja, abuzimi me pushtetin, mashtrimi i opinionit, skandale të përhershme, etj.
Rëndë shumë është.
Besoj se nuk e ndihmojnë më “terapitë” eksperimentale me ndryshime ministrash.
Duhet intubuar…”, shkruan Manjani.