Manjani: Sot Rama rrëzoi Vettingun. Ky është akti i parë i diktaturës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj listës së zyrtarë që sipas Kryeministrit kanë abuzuar me detyrën. Manjani ndalet në faktin se në listë ka emra të njerëzve të drejtësisë.

Ish-ministri shton se drejtësia nuk mund të bëhet nga Kryeministri.

“Akti i parë i diktaturës. Komiteti Qëndror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nënpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë!

Reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me vetting-un! Askush nuk do ta besojë në pavarësinë e strukturës së vetting, pas këtij linçimi publik të emrave që bëri mrekullia kushtetuese e Shqipërisë! Drejtësia popullore e popullit të Facebook tashmë është në veprim!  I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!”,- shkruan Manjani.

SHKARKO APP