FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani sulmon sërish: Duhen larguar policë dhe në këto 4 drejtori

Ironitë dhe sulmet e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani ndaj Policisë së Shtetit dhe sidomos ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri nuk kanë mbaruar ende! Një ditë pasi Policia e Shtetit shkriu thuajse një drejtori të tërë të sajën në Laç, Manjani ka gjetur aty konfirmimin e akuzave që ai derdhi ndaj saj ditën e largimit nga detyra dhe thotë se ka ende për policë që duhen larguar

“Ka ende shumë policë të “Policisë që deshën”, në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Durrës! Duhet pastruar Policia që të ç’kanabizohet Shqipëria!”- shkruan ai në Twitter, në vazhdim të një mesazhi të mëparshëm: “Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i “Policisë që deshën”.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?