Manjani: U shkri Prokuroria, nuk goditet krimi i pushtetit

Pjesë e debatit për koasin që ka mbërthyer Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është bërë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Për të problemi nuk qëndron në gjendjen e prokurorëve për çështjet ”Tahiri” dhe ”Shullazi” por tek vetë organi i akuzës.

Manjani shkruan në një postim në facebook se me aktet e fundit, Prokuroria e Krimeve të Rënda është shkrirë.

”Nuk është shqetësimi kryesor se çështja “Tahiri” apo “Shullazi” mbetën pa prokurorë. Gjenden gjithnjë prokurorë sa për të mbyllur proceset e nisura”,-shkruan Manjani. Sipas mesazhi që jepet është se nuk hetohet krimi i organizuar me pushtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që: Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda! Aq më pak të godasë krimin e organizuar në pushtet”,-shton më tej Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Problemi madhor është se U SHKRI Prokuroria e Krimeve të Rënda, që përbëhej nga prokurorë specialë në luftë kundër krimeve të rënda!!!

Sot ky shërbim nuk ekziston më! As Arta dhe mikja e saj Donikë, nuk e bëjnë dot këtë detyrë. Përveç se nuk duan, as nuk dinë ta bëjnë! Nuk i kanë aftësitë e nevojshme.

Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që: Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda! Aq më pak të godasë krimin e organizuar në pushtet!

Kjo është më e rënda që ka ndodhur!

Në fakt kishte kohë që kishte ndodhur por këto ditë u bë e njohur publikisht.

Fal me shnet reformës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?