Manjani: Balili në arrati, por ministrat e Ramës flinin me dashnoret në resortin e tij luksoz

Ylli Manjani ka bere nje deklarate bombe ne konferencen per shtyp pas shkarkimit te tij. Ai tha ministrat e Rames flinin me dashnoret ne resortin luksoz te Kleldemd Balilit ndersa ai ishte ne kerkim. Sipas Manjanit ai u shkarkua pasi kishte folur per disa afera te qeverise dhe pse kishte e kishte kritikuar qeverine ne media.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në konferencë për median: “Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi  i ministrit të brendshëm. Ia kanë kërkuar partnerët dhe ai e di. E vërteta e kësaj qeverie është se është e kapur dhe është jashtë cdo standardi”.

Ylli Manjani ka treguar arsyet se pse është shkarkuar nga Edi Rama prej detyrës që ai mbante atë të Ministrit të Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Manjanit, arsyeja e shkarkimit është fakti se ai ka folur në media pa lejen e Endri Fugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manjani ka treguar të gjitha ato që ndodhin në qeveri, në mbledhjet e qeverisë së Edi Ramës nuk duhet të flitet.

Ja deklaratat më pikante të Manjanit:

“Kjo qeveri kështu u katandis…”

“Mbledhjet e qeverisë janë jokushtetuese…”

“Kjo qeveri është e kapur…”

“Shërbimet partnere i kanë kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm…”

“Mbledhje Qeverie nuk bëhen…”

“Rama telefonon gjyqtarët për të futur në burg një katundar…”|

“Rama më shkarkon se flisja pa leje….”

“Ndërkohë që Dosja Balili asociohej me mua, ministra të qeverisë flinin me dashnoret tek Santa Quaranta…”

“Prokurorët ndiqen nga trupa speciale policie…”.

Në listën e gjatë të denoncimeve të bëra menjëherë pas shkarkimit nga detyra e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur edhe për skandale. Një prej tyre është marrja e vendimeve nga qeveria pa u mbledhur fare. Kjo, tha ai, ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2016

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?