Mark Marku caktohet drejtues politik i PD-së në Lezhë

Dita-ditës Partia Demokratiker, po cakton drejtues politik në çdo qark. Analisti dhe pedagogu, Mark Markun është caktuar si drejtues politik i partisë Demokratike në Lezhë. Mark Marku ka qenë më parë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Lëvizje të tjera janë bërë së fundmi brenda Partise Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi eshtë caktuar në qarkun e Elbasanit dhe nënkryetari i selisë blu, Edi Paloka në Durrës.

Nga ana tjetër, në Vlorë PD-ja ka caktuar si drejtues të qarkut ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leksaj, ndërsa Fierin PD –ja ia ka besuar ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?