Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mark Marku: E vërteta po fshihet, tërmeti nxori në pah krimin urbanistik të 30 viteve

Politikë E mërkurë, 4 Dhjetor 2019 14:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ku foli për situatën e rendë që po përjeton vendi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Ai kritikoi ashpër qeverinë, ndërsa tha se në terren nuk janë marrë siç duhet masat për të përballuar  katastrofën natyrore, e cila për fat të keq la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Sipas Markut, pasojat e tërmeti të një jave më parë kanë nxjerrë në pah krimin urbanistik që është bërë në Tiranë dhe Durrës  përgjatë tri dekadave.

“Pasojat e tërmeti janë të lidhur me abuzimet që kemi bërë këto 30 vite.  Pasojat e mëdha kanë ardhur nga vendimmarrjet politike. Tonet e ngritura nuk justifikojnë asgjë. Kryebashkiakja e Durrësit mendoj se ka pasur presion nga grupet e interesit, të cilët synojnë për të mbuluar krimin. Ky tërmet ka zbuluar krimin urbanistik të kryer në Durrës dhe në Tiranë. Ajo nuk e ka dhënë dorëheqjen për shkak të asaj deklaratës, sepse ishte një lapsus.  Ajo mendoj e dha dorëheqjen për të mbuluar gjurmët e krimit. E vërteta po fshihet. Unë shikoj edhe dy anomali që po shfaqen. Përpjekja për të fshehur të vërtetën dhe për të mos informuar qytetarët.  Unë e shikoj një arrogancë nga ana e qeverisë, ku qeveria po shfaqet si shoqatë vullnetare. Qeveria nuk është vullnetare, ne duhet të falënderojmë ata që janë vullnetarë me të vërtetë, qeveritarët nuk duan të qajnë as të lotojnë. Nëse qan kryeministri, çfarë duhet të bëjnë ata tjerët. Ata po përhapin frikën. Mund të bjerë luftë nesër, të çmendet dikush dhe të na sulmojë qytetet, çfarë duhet të bëj burri i shtetit, duhet të menaxhojë situatën. Ata janë çorientuar, i ka gjetur  të papërgatitur, një pjesë e këtyre dëmeve do ishin më minimale nëse do të ishin marrë masa me 21 shtator. Ka një keq menaxhim dhe po them se ka 6 vjet se ne jemi në këtë zhurmë propagandistike, Kjo qeveri di të bëjë vetëm fjalë për të dalë në televizor. Unë dyshoj se edhe në këtë rast qeveria po merret shumë pak me terrenin”-tha Marku.

I pyetur për ftesën e kryeministrit për opozitën në menaxhimin e fatkeqësisë natyrore, Marku u shpreh: “E ka propagandistike! Nga ana tjetër e fton opozitën. A kemi ne një plan konkret, se si do të përballohet me kosto dhe me grup pune. U bënë shtatë ditë që rri vërdallë, ka përqafuar të gjithë qentë e Tiranës dhe Durrësit. Unë mendoj se të gjithë duhet të bashkohemi për të përballuar këtë gjendje. Tërmeti nuk paralizon demokracinë. Opozitën e do aty që të bëjë foto. Sjellja e Bashës  është korrekte. Qeveria po thotë i kemi siguruar qytetarët në hotele me 5 yje”-shtoi Marku.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu ai tha se kjo situatë duhet të ishte menaxhuar më mirë, ndërsa shtoi faktin se krahas operimit në terren duhet të funksiononte paralelisht edhe një strukturë qendrore.

“Unë mendoj, se para duhet të ishte shumë më i organizuar. Të kishte një strukturë qendrore dhe më pas strukturat në terren ku janë problemet. Duhet të kishte një skicë projekt, të mbështetur mbi të dhëna. Rama po kërkon që një krizë të 2019, ta menaxhojë si në kohën e ’79 në komunizëm”-tha Marku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Mark Marku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 59 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 59 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.