Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mark Marku: Rama përdor koronavirusin për t’u hakmarrë ndaj studentëve dhe pedagogëve

Politikë E enjte, 7 Maj 2020 12:05
Mark Marku: Rama përdor koronavirusin për t’u hakmarrë ndaj studentëve dhe pedagogëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

MARK MARKU/ 

Urdhri i javës së shkuar i Ministrisë së Arsimit për kthimin e një pjese të studentëve në auditorë në fillim të qershorit dhe mungesa e një urdhri të dytë për zhvillimin e zgjedhjeve në universitete, tregojnë shumëçka për atë që po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri dhe për marrëdhënien që Kryeministri Edi Rama ka krijuar dhe do të ketë me universitetin. Mjafton t’i analizosh me hollësi dhe gjen në to gjithë filozofinë e një qeverisje, e cila i ka shpallur luftë prej vitesh universitetit, dijes, pedagogëve, studentëve. Gjithë dramën e një qeverisjeje katrahurë, që, po të mos ishte realiteti ynë i përditshëm, do të na bënte të shkuleshim gazit…

Urdhri i ministres Shahini shpreh së pari faktin sesi halucinacionet e Kryeministrit Rama shprazen mbi kolonat e shtetit ligjor, duke e shkërmoqur ditë pas dite. Sesi akti ligjor i një dite zhvlerëson dhe bie në kundërshtim me të gjitha aktet paraardhëse: me aktet e mëparshme të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi, si ai i distancës sociale, i ndalimit të grumbullimit me më shumë se pesë persona në çfarëdo lloj ambienti, i garantimit të masave sanitare etj., etj. Bie në kundërshtim me ligjin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 23 qershor, me ndryshimet e shumëkritikuara në Kodin Penal. Dhe është një urdhër i nxjerrë nga Rama, se ndryshe do na duhej të mendonim se Besa Shahini është ajo që urdhëron Ramën dhe jo e kundërta. Është një urdhër kundër të gjithë urdhrave dhe ligjeve të mëparshme të nxjerra për mbrojtjen e jetës të kërcënuar nga Covid-19. Pra, është një urdhër vdekjeje, nëse besojmë se urdhrat dhe ligjet e mëparshme janë bërë për të mbrojtur jetën. Urdhër për vdekjen e shtetit dhe të pedagogëve e studentëve njëkohësisht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por ky urdhër legjitimon njëherësh edhe vdekjen e autonomisë dhe demokracisë universitare. Sepse ky urdhër legjitimon mbajtjen e zgjedhjeve në universitete. Këto zgjedhje u shtynë për  shkak të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Ndërkohë që do të duhej, po për shkak të shtyrjes së kësaj gjendjeje deri më 23 qershor, që edhe zgjedhjet të shtyheshin të paktën deri një muaj pas kësaj date. Rama këtu godet me nxjerrjen e një urdhri dhe me mosnxjerrjen e një urdhri tjetër, i cili do të bënte shtyrjen e zgjedhjeve. Sepse edhe Kushtetuta e përmban mosmbajtjen e zgjedhjeve në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore. Zgjedhjet do të duhej të shtyheshin për të njëjtat arsye, që nuk duhej të hapej universiteti, pra, për të mbrojtur jetën e studentëve dhe pedagogëve, por jo vetëm. Zgjedhjet do të duhej të shtyheshin pasi që zgjedhjet të ishin të ligjshme, do të duhej që trupa zgjedhore, e gjithë trupa zgjedhore, të kishte kushte normale për të marrë pjesë në zgjedhje. Në rastin konkret 10% e trupës zgjedhore që përbëhet nga studentët është e përjashtuar nga zgjedhjet. Ata kanë 10% të votave për dekanët dhe rektorët, 10% të përfaqësimit në senate akademike, dhe ky 10% do të mungojë në zgjedhje. Shkurt, zgjedhjet janë ilegjitime.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por lejimi i tyre në këto kushte ka edhe një objektiv, futjen e universitetit në një kolaps total dhe ndezjen e konflikteve mes grupimeve apo kandidatëve në këto zgjedhje. Ky kolaps dhe kjo kacafytje tashmë ka filluar dhe me siguri Rama nga Surreli fërkon duart. Duhet të jetë tepër i kënaqur teksa shikon konfliktin e elitës universitare, teksa shikon se si kanë rënë në kurthin e tij të amullisë ligjore, në padurimin e egos së pushtetit. Kështu e ka më të lehtë të ndërhyjë në konflikt dhe bashkë me diskreditimin e tyre në sytë e opinionit të përfitojë edhe kontrollin total të universiteteve shqiptare. Është trishtim i madh të shohësh se si kandidatët për postet drejtuese të universitetit nuk kanë as vetëdijen elementare të rrezikut, që i kanoset universitetit, pedagogëve, studentëve nga përfshirja e politikës në jetën e brendshme të universitetit. Kanë pak a shumë të njëjtën vetëdije që kishin feudalët shqiptarë të principatave të Arbërisë në kohën para pushtimit turk, ku, për shkak të inateve me njëri-tjetrin, e humbën të gjithë bashkë lirinë dhe u futën nën zgjedhën turke. Turku në këtë rast është Skënderbeu i Elisa Spiropalit. Le ta mendojnë pak se si do të ndihen nesër si të zgjedhur të një procesi të cenuar zgjedhjesh, me kosto humbjen e autonomisë akademike apo me kosto të tjera shumë më të rënda: me dhjetëra të infektuar nga COVID-19. A do ta mbanin dot peshën e një përgjegjësie të tillë para studentëve, pedagogëve dhe shoqërisë shqiptare?

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Gjithkush mund të thotë, dhe e thotë këto ditë, po pse po ndodh kjo gjë në universitetet shqiptare, dhe a nuk është e mundur të gjenden zgjidhje që nuk rrezikojnë jetën e pedagogëve, studentëve dhe integritetin e zgjedhjeve në universitete? Natyrisht që ka. Të veprohet si në të gjitha shtetet e botës, ku edhe mësimi, edhe zgjedhjet, të zhvillohen pa rrezikuar as jetën e studentëve, as të pedagogëve, as autonominë dhe demokracinë universitare, pra, kur të jetë minimizuar ose zhdukur rreziku i Covid-19. Të veprohet siç po veprohet në të gjitha rastet e tjera edhe në Shqipëri, ku hapja mendohet të bëhet më e kontrolluar dhe më me pak rreziqe për qytetarët. Por Rama nuk e bën këtë dhe nuk do ta bëjë se ka hesape të vjetra me studentët dhe pedagogët. Janë ndër të paktët aktorë socialë që i janë kundërvënë pushtetit të tij absolut dhe janë përballur deri diku me të. Tashmë ka ardhur koha që ata të paguajnë për këtë, ka ardhur ora e hakmarrjes dhe hakmarrja e ka emrin Ramacovid-19. /Panorama

Etiketat e lidhura

Mark Marku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 58 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 58 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 59 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.