Marku: Luftë totale derisa Rama të largohet nga pushteti. Basha nuk i njeh zgjedhjet

Drejtuesi politik i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës, kandidati që fitoi mandatin e deputetit, Mark Marku ka folur për mediat pas mbledhjes që zhvilloi bashkë me kolegët e tij me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në një prononcim për gazetarët, Marku tha se ai është dakort që të zhvillohen protesta, gjë të cilën e ka kërkuar edhe gjatë mbledhjes, por që kryedemokrati Basha e ka kundërshtuar.

”Do të jetë një luftë totale. Do të jetë një luftë derisa Rama të largohet nga pushteti. Unë e kam thënë edhe më herët, duhet përdorur çdo gjë e mundshme për të mposhtur një regjim. Aty ku nuk ka zgjedhje të lira, u lind e drejta qytetarëve që të marrin çdo vendim sepse pushteti është ilegjitim. Kryetari e ka deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyer të Ramës. Me dashje pa dashje i shërbejnë atij. Nuk ka rëndësi a janë pjesë apo jo, mund t’i shërbejnë Ramës edhe duke qenë në PD, edhe pa dashje”,-tha Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?