Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Shpenzimet do të mbulohen nga Anglia

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tregoi detaje nga marrëveshja e Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar, sa i takon transferimit të të burgosurve shqiptarë drejt vendit tonë.

Kemi një marrëveshje teknike, që plotëson marrëveshjen e ratifikuar në Kuvend në vitin 2021. Kriteret janë të përcaktuara në marrëveshjen e 2021. Marrëveshja që kemi arritur tani, udhëhiqet nga parimet e humanizmit, që këta shtetas të vijnë ta vuajnë dënimin pranë familjarëve të tyre. Ata për vite e vite me radhë nuk kanë kontakte me familjarët e tyre në Shqipëri. Marrëveshja nuk krijon asnjë kosto për Drejtorinë e Burgjeve apo dhe buxhetin e Shqipërisë, pasi shpenzimet do të paguhen nga Mbretëria e Bashkuar, për çdo ditë qëndrimi këtu të të dënuarve.

Marrëveshja parashikon një kohëzgjatje dyvjeçare, për t’u parë pas dy viteve. Ata shqiptarë që do të duan të vijnë në Shqipëri, do të nisemi nga kapacitet tona. Kjo do të jetë në varësi të vendeve që kemi në dispozicion. Mbretëria e Bashkuar ka marrë përsipër që të na ndihmojë për shtimin e kapaciteteve tona, pra dhe për krijimin e kapaciteteve të tjera”, tha Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?