Marrëveshja me Francën, Balluku: Krijon bazën për bashkëpunim të avancuar në ruajtjen e energjisë dhe modelimin digjital

Pas takimit midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron, në praninë e tyre u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë.

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thekson se kjo marrëveshje krijon bazën për bashkëpunim të avancuar në ruajtjen e energjisë dhe modelimin digjital.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënshkruam sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në sektorin energjetik mes AFD EDF dhe KESH, në përputhje me politikat për energjinë e gjelbër, diversifikimin dhe inovacionin teknologjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke nxitur lidhje më të ngushta me ekspertë francezë në hidroenergji, kjo marrëveshje krijon bazën për bashkëpunim të avancuar në ruajtjen e energjisë dhe modelimin digjital.

Përveçse shtojmë asete të reja nga burime të rinovueshme, kujdesemi në përmirësimin teknik të aseteve aktuale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?