Marrëveshja me Italinë për pensionistët, Tabaku: Hap pozitiv, por shumë i vonuar

Nga Jorida Tabaku

Mbi marrëveshjen për pensionet!

Marrëveshja e nënshkruar për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë është një hap pozitiv por shumë i vonuar.

Si një deputete e angazhuar në çdo takim dhe vizitë në Itali për të shtyrë përpara këtë marrëveshje di vështirësitë për të çuar përpara atë. E cila, nuk mund të arrihej pa një përpjekje titanike mbi të gjitha e atyre organizatave dhe shqiptarëve në Itali që për vite me radhë kanë shtyrë përpara këdo nga spektri politik për të përmbushur një të drejtë që u takon!

Tashmë i takon parlamenteve respektive ratifikimi i saj ashtu që shqiptarët mund të përfitojnë nga ajo.

SHKARKO APP