Marrëveshja Parti-Shtet

Nga Ylli Manjani
Deputetët e PS nuk do bëjnë më as pyetje, as interpelanca me qeverinë! Mocione jo e jo (larg qoftë)! Kushtetuta vijon të anashkalohet me marrëveshje. Këtë radhë nuk u mor vesh me Lulin, por me Taulantin.

Askush nuk lejohet të flasë pa marrë më parë leje tek drejtuesit. Kush flet pa leje, komisioni i Etikës e ndëshkon! Kulmi!

Anëtarët e Këshillit të Europës, që i përkasin Rilindjes, kanë zët nga liria e shprehjes!!!

Janë votuar për të folur, për të debatuar, për të kontrolluar qeverinë. Në fakt i kontrollon qeveria ata. O sovran ku u katandise!

Janë marrë vesh me njëri-tjetrin?! Pse nuk ishin marrë vesh deri më sot?! Cfarë teatri! Pra paskan gënjyer kur folën si “ekip politik”…

Kanë rënë dakort në thelb të shkurtojnë gjuhën, për të zabtuar qetësisht shtetin! Nuk ju mjafton pushteti, duan të gjithë shtetin! Normal, kanë frikë! Zullumi po trashet…

Partia dhe shteti tashmë janë një! Janë një e të pandarë!

OPOZITË ku je? Është radha jote…
Qartësisht nuk mjafton më të bërit gam-gam në parlamentin e partisë-shtet!

SHKARKO APP