Marrëveshja për “Zgjedhoren”, Kryemadhi: LSI dhe Opozita të vendosur për realizimin e angazhimeve

Pas marrëveshjes së arritur nga mazhoranca dhe opozita për Kodin e ri Zgjedhor, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

“Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve  ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët. LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë. ??”, shprehet në reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?