Rama: Firmosëm për një Kod siç e kishim edhe para 3 vitesh!

Në fund të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.

“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim” ?Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata?

Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve?BE është e kënaqur,Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave????Ah po, mbaroi edhe revolucioni?”, shprehet në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?