Marrëveshje, PS-PD? Meta: LSI ka shpirt opozitar
Kreu i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena”, deklaroi se të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime për të arritur një marrëveshje dhe normalitet për vendin.
I pyetur për rolin e LSI, Meta tha: Roli im nuk është thjesht mediator, është shprehje e një qëndrimi politik. Nëse dikush do të kërkoj që LSI të luajë këtë rol, në e pranojmë. Përveç se Kryetar Parlamenti unë jam dhe kryetar i një partie. Në bëjmë thirrje që të ketë dialog. Ne e kemi bërë të qartë nevojën për dialog. Vendimi ynë në çdo rast do të jetë i moralshëm
Lidhur me teoritë konspirative për një pakt mes PS dhe PD, Meta tha se “të jesh në opozitë nuk është tragjedi. LSI ka treguar se ka një shpirt opozitar”.

