Masakra e Srebenicës, Rama kërkon ndëshkimin e autorëve

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebenicës. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga varret masive në Qendrën Përkujtimore në Potoçari. Shkrimi ai e ka shoqëruar me diçiturën “11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebrenicës”.

Një vit më parë kur Rama ishte në krye të OSBE-së u shpreh se autorët e këtyre masakrave, përfshirë dhe luftën e Kosovës duhet të ndëshkohen.

“Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer”.

SHKARKO APP