Masat shtrënguese për Covid-19, Rama: Dëgjoj ekspertët, lexoj libra dhe pastaj vendoset
Kryeministri Edi Rama, pas çështjes për kasetën e Kasakrës së Kushtës, në ”Real Story” po flet për çështjen e pandemisë së Covid-19, ku tregoi edhe sesi vepron lidhur me vendimet. Rama ka treguar që dëgjon me vëmendje, lexon ça bëjnë të tjerët dhe përpiqet që të jetë besnik i atyre që i mësojnë.
“Unë jam kryeministri, s’jam specialist, as statisticien, as anëtar i Komitetit. Ajo që bëj është, po jap një shpjegim. Ajo që unë bëj është që lexoj, mëngjes e darkë çfarë bëjnë të tjetrët. Dhe përpiqem që në fjalët që nxjerr të jem besnik i atyre që them. Nuk është ekonomi, apo turizëm, art. Ajo që po ju them, në fund të ditës bilanci është më e rëndësishmja.
Ne sot po shkojmë duke parë numra që rriten edhe në shtretër, por i kemi ende kapacietet për ta përballuar. Nuk është faji qeverisë në Gjermani, Belgjikë e Francë, që epidemia shpërthen. Nuk i bëjmë ne, apo ajo farë opozite. I bën ata të cilët janë të ngarkuar me detyrën që kanë profesionalizëm dhe përgjegjësi. Ja ku i kam testet. Kjo flet për strategji testimi dhe gjurmimi. Këtu kemi qershor, korrik, gusht, shtator, tetor, nëntor, dhe do vijojë më lart. Nuk janë përfshirë testimet në privat, por të infektuarit që dalin nga privati. Nuk numëroheshin nga pikëpamja statistikore dhe futeshin në strategjinë e gjurmimit.
Pyetja është, u fol shumë që sa më shume testime, aq më shumë kapacietet për të parandaluar zinxhirin e infeksionit. Vendet që kanë bërë më shumë testime, s’kanë pasur trend më të përmbajtur të infekstionit të Covid-19. Zinxhiri tha Merkel po del jashtë kontrollit. Pra rritja e testimeve përtej gjurmimit dhe zinxhirit hetimor të sjellë ndonjë përmbajtje të valës së dytë. Ne i kemi besuar ekspertëve të Komitetit, janë njerëz me të gjitha kapacietet, eksperienca, kanë shërbyer në institucione dhe që kanë marrë pjesë jo vetëm në trajnime por aktivitet real dhe janë në kontakt me ISHP të Gjermanisë etj.
Kam marrë pjesë dhe vetë. Kemi bërë gjithë atë diskutim.Nuk është e rastit, që dhe nga OBSH thuhet që këtu është bërë një punë me seriozitet, me një strategji të dallueshme dhe të prekshme. E pavërtetë, e para njëherë, sepse skema jonë strategjia e bërë qysh në krye të herës, se nuk i kam marrë me vete librat të t’i jepja dhuratë. Përcakton si do bëhet vija mbrojtëse, nga qendra në spitalet rajonale. Nuk është kështu. Spitali rajonal i Vlorës, që është spektakël, ka kohë që ka filluar. Gjithë bota kështu vepron”, tha Rama.