“Maska nuk duhet – Maska duhet”, Tavo publikon pamjet: Turp! Pinokë dhe gaztorë të papërgjegjshëm!
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, reagon pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës anti-Covid kudo, jashtë ambienteve të shtëpisë.
“Maska nuk duhet – Maska duhet.
Maska nuk mbron – Maska mbron.
Kështu e kanë menaxhuar pandeminë këta amatorë.
Me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e tyre kanë rrezikuar e vazhdojnë të rrezikojnë shëndetin publik.
Tallen me popullin dhe nxjerrin direktiva në facebook sipas humorit të ditës dhe jo duke dëgjuar profesionistët.
Teksa kanë vendosur vendosjen e maskës me detyrim edhe në ambiente të hapura ditën e enjte, ja si shpreheshin para pak kohe.
Turp! Pinokë dhe gaztorë të papërgjegjshëm!”, shprehet Vangjel Tavo përmes rrjeteve sociale.