Maxhoranca dhe opozita bashkojnë votat: Pritet rritja e pagave të deputetëve dhe ministrave

Komisioni i Ekonomisë, i përbërë nga deputetë të opozitës dhe maxhorancës, ka votuar sot në unanimitet të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave. Vendimi është miratuar teksa po diskutohej projektligji për rritjen e pagave për të gjithë administratën.

Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto.

Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon në 329.375 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahasuar me projektligjin që kishte propozuar qeveria për rritjen e pagave dhe me atë që është miratuar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, paga e tyre është rritur me rreth 100 mijë lekë më shumë për institucionet kryesore. Ky projekligj do të kalojë në Kuvend dhe nëse do të miratohet, do të rritet edhe paga e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?