Maxhoranca zbardh emrat për komisionet e Vetingut

Mazhoranca ka zbardhur në mesditë, emrat e anëtarëve që ka propozuar për dy komisionet ad-hoc të Vetingut, komisionet që do të verifikojnë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Ata janë:

PS: Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Ervin Bushati, Bashkim Fino, Ulsi Manja, Evis Kushi

Swiss Digital Desktop Reklama

LSI: Silva Caka, Vangjel Tavo dhe Luan Rama

Swiss Digital Mobile Reklama

PDIU: Shpëtim idrizi, Mesila Doda

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e komisionit ad hoc që do të përzgjedhë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Kuvendi do të mblidhet në orën 18 sipas këtij rendi dite për të votuar vetëm 2 pika:

1. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Njeri nga komisionet, ai me 12 anëtarë do të përbëhet nga 6 anëtarë të mazhorancës dhe 6 të opozitës. LSI ka propozuar Luan Ramën dhe Silva Cakën.

Edhe komisioni i dytë ad hoc do të jetë gjysëm për gjysëm, 3 nga secila palë. LSI ka propozuar këtu Vangjel Tavon.

Por mazhoranca do të votojë vetëm 9 anëtarët e saj (në total)  kurse  ata do të opozitës do të lihen në pritje për t’u prezantuar dhe votuar derisa të paraqitet opozita në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?