Mazhoranca konfirmon numrat në Kuvend. PDIU kundër emrave të PS për komisionin “Ad-Hoc”
Politikë E Enjte, 20 Maj 2021 21:56
Ndërkohë, në seancë plenare do të diskutohet për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Rendi i ditës i seancës parashikon votimin e dy pr/vendimeve: “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe të pr/vendimit “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit”.Institucionet e rivlerësimit përbëhen nga tre organe: nga Komisioni, nga Kolegji i Apelimit dhe nga dy Komisionerë publikë dhe zëvendësat e tyre, në total janë 27 anëtarë të këtyre strukturave. Por në kushtet kur opozita ka bojkotuar parlamentin, ngritja e komisionit ad hoc mbetet e bllokuar, pasi ka përbërje të barabartë anëtarësh, 3+3, nga maxhoranca dhe opozita. Kjo e pamundëson dhe vendimmarrjen e tij.
Opozita paralajmëroi të shtunën se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke këmbëngulur në krijimin e një qeverie teknike, që do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
KOHA JONË SONDAZH

