Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:27 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Mazniku: Banorët e 5 Majit do të dëmshpërblehen 100%. Disa prej atyre që protestojnë, s’kanë lidhje me pronën

Aktualitet E martë, 2 Nëntor 2021 18:45
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Mazniku: Banorët e 5 Majit do të dëmshpërblehen 100%. Disa prej atyre që protestojnë, s’kanë lidhje me pronën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe numri dy në Bashkinë e Tiranës, Arbi Mazniku vazhdon të jetë në krye të punëve dhe në kontakt të vazhdueshëm me hallet e qytetarëve, krahas kryetarit Erion Veliaj.

Shqetsimi i fundit ka ardhur nga banorët e zonës së 5 Majit në kryeqytet, të cilët morën garanci nga zoti Mazniku.

Banorët që preken nga ndërtimi i lagjes së re në zonën e 5 Majit do të dëmshpërblehen 100 % për pronën e tyre. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku thotë se në fazën e parë janë prekur 135 prona private të legalizuara dhe të palegalizuara, por që do të përfitojnë banesa të reja.

“84 kanë qenë pasuri e pronarëve si biznese, truall dhe shtëpi, 51 kanë qenë ndërtesa në proces legalizimi por që për arsye të ndryshme nuk janë legalizuar. Të gjithë personat që kane pasur një pronë në emrin e tyre do të marrin metrat e ndërtimit që kanë pasur dhe plus për tokën. Ata që kane qenë në proces legalizimi do përfitojnë të gjithë metrat e objektit. Një pjesë ka firmosur kontratat”, tha Mazniku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nënkryetari Mazniku thotë se gjatë periudhës së ndërtimit të lagjes së re banorët do të trajtohen me bonus qiraje nga Bashkia. “Pjesa më e madhe e banorëve nuk kemi pasur probleme. Qeveria ka marrë përsipër që t’ju paguajë qiranë për periudhën e ndërmjetme nga tani deri sa të mbarojë ndërtesa e re”, thekson ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur për protestën e një pjesë të banorëve, Mazniku thotë se këta protestues nuk kanë asnjë lidhje ligjore apo të dokumentuar me pronën apo ndërtesës, dhe se po përdoren për qëllime politike. “Kemi një grup të vogël njerëzish në protestë, pjesa dërmuese e tyre nuk ka lidhje me pronën. Ky është grupi i vogël i cili edhe në shtysën politike ka krijuar zhurmë”, nënvizon Mazniku.

Mund t'ju interesojë

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 14 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 24 minutash
Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodh...

Para 36 minutash

Por çfarë do të bëhet me këta banorë?

“Secilit prej tyre i është ofruar mundësia nga Bashkia e Tiranës, për t’ju ofruar futjen në programet mbështetëse me qira apo banesa sociale si të pastrehë. Njësia 8 dhe 4 që kap zonën është e gatshme t’i ndihmojë. Asnjë banor i asaj zonë nuk do të dalë në rrugë”, siguron Mazniku.

Një numër i konsiderueshëm i banorëve që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji”, janë dakordësuar dhe kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po vijon edhe me nënshkrimin e kontratave me banorët e zonës, sipas asaj çfarë parashikon VKM-ja.

Në bazë të vendimit të miratuar nga qeveria, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.

Përfitues nga ky projekt do të jenë edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje. Për të lehtësuar këtë periudhë, Bashkia ka marrë përsipër dhe dhënien e bonusit të qirasë për banorët që preken, derisa ata të marrin në dorë çelësat e banesave të reja. Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane për 11 mijë banorë, me apartamente, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe dhe godina institucionesh”, sqaron Mazniku.

Etiketat e lidhura

Banorët e 5 MajitBashkia e Tiranes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 10 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 14 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 24 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 31 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.