FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mazniku: Skema e granteve mbi performancën, buxheti i bashkive 9.3% më i lartë sesa në 2024

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi këtë të hënë projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha pushteti vendor do të ketë një buxhet 9.3% më të madh në vitin 2025, se ai i këtij viti. ”Buxheti 2025 mbështet secilën prej 61 bashkive për më shumë punë të mira në komunitetet tona dhe shërbime të standardeve më të larta për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai.

Po ashtu theksoi edhe se një portofol i rëndësishëm për pushtetin vendor janë të ardhurat që mbledhin vetë bashkitë. ”Në 2025 do të aplikojmë për herë të parë skemën e grantit bazuar në performacë, ndërsa do të vijojmë zbatimin e projektit “Bashki të forta (BTF), faza 2” me një financim 11.9 milion franga zvicerane”, u shpreh Mazniku.

Ministri shtoi edhe se rreth 6 milionë franga zvicerante nga të cilat 2.8 milionë janë financim i qeverisë shqiptare dhe pjesa tjetër e asaj zvicerane, është fondi për skemën e granteve që do të pilotojë Ministria për Pushtetin Vendor, vitin që vjen në mbështetej të bashkive mbi bazën e performancës së tyre. Sipas tij, skema synon ngritjen e një mekanizmi grantesh që bazohet në disa tregues të performacës së bashkive. Mazniku bëri të ditur se vitin që vjen synohet të ngrihet edhe një Qendër e Trajnimi për nëpunësit vendor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?