Fati i Fredi Belerit në dorë të Gjykatës së Lartë, seanca gjyqësore shtyhet për në 17 tetor
Aktualitet Politikë E Enjte, 12 Tetor 2023 10:17
Është shtyrë për 17 tetor seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Avokatët e tij kërkuan dhe dorëheqjen e një prëj anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda. Sipas tyre, ajo ka shqyrtuar një kërkesë më herët dhe e e ka rrëzuar.
Gjithashtu ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.
E pranishme në seancën e sotme ishte edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi.
KOHA JONË SONDAZH

