FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbahet takimi i dytë i negociatorëve Bylykbashi dhe Balla për përgatitjen e tryezës së dialogut

Dy negociatorët e maxhorancës dhe opozitës Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi janë takuar sërish sot në mengjes në Kryesinë e Kuvendit, larg vëmendjes së medias, në takimin e dytë mes tyre, pas atij të zhvilluar të shtunën në drekë.

Nuk bëhet e ditur çfarë është diskutuar në takimin e sotëm, por dihet tashmë se Bylykbashi dhe Balla po negociojnë mbi modalitetet e një tryeze të mundshme dialogu mes drejtuesve më të lartë të dy kampeve politike. Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister. Zëvendës-presidenti i Partive Popullore Europiane është pranuar nga forcat kryesore politike, që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut. Mësohet se McAllister ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës./abc news

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?