Mbërrin në Vlorë anija që do të prodhojë energji. Qytetarët dalin në protestë
Anija lëvizëse e cila do të prodhojë energji sapo është futur në gjirin e Vlorës.
Ajo do të qëndrojnë për rreth një orë në spirancë përballë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA), ku do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.
Ndërkohë qytetarë vlonjatë janë duke u mbledhur para terminalit të portit të Vlorës për të protestuar.
Ata protestojnë pasi anija ka një megatec i cili do të prodhojë energji me naftë.
Sipas tyre kjo do të dëmtojë biodiversitetin dhe turizmin në këtë qytet bregdetar, i cili do të kthehet në zonë industriale.