Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Pollo: E pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me kushtet e BE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

Duke iu referuar fjalimit të kreut të qeverisë në Këshill, Pollo shkruan se është e paimagjinueshme dhe e pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

E paimagjinueshme dhe e pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian! Apo shumë e kuptueshme dhe lehtësisht e imagjinueshme????

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama foli sot gati gjysëm ore në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Foli për të gjitha por jo për kryeçeshtjen; nuk zuri me gojë 15 kushtet të cilat fillimisht Bundestagu e pastaj Këshilli Europian i vendosën qeverisë në mënyrë që Shqipëria të mundet të fillojë negociatat e antarësimit.

Dy syresh janë reforma zgjedhore dhe zbatimi korrekt i saj; dy të tjera janë anullimi i ligjeve antifjalë dhe denimi i votëblerësve. E kështu me rradhë!
Kur flitet për perspektivën europiane të Shqipërisë tek ne apo në BE flitet vetëm për përmbushjen e këtyre kushteve. Të cilat në rradhë të parë ndihmojnë restaurimin e normalitet demokratiko-kushtetues.
Një bravo për Gramoz Ruçin i cili i përmendi këto kushte duke shtuar se përgjegjës për to është qeveria??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?