Mbledhja e qeverisë në Shëngjin, Kikia: Rama fillon fushatën për zgjedhjet 2025
Mbledhja informale e qeverisë ”Rama 3” në Shëngjin, për gazetarin Mentor Kikia është si një nisje të fushatës për zgjedhjet parlamentare 2025. Po ashtu nënvizon edhe se ëshë një lloj shkundjeje në nivel administrativ dhe politik.
”Këto ndryshime janë të befta dhe historia ka treguar se as vetë protagonistët nuk dinin gjë, as ata që emëroheshin e ata që shkarkoheshin. Mbledhja e nivelit të gjerë, ajo që po ndodh në Lezhë nuk është thjesht mbledhje qeverie, por janë të ftuar drejtues politikë të qarqeve. Është një lloj shkundjeje në nivel administrativ dhe politik dhe besoj se nga Shëngjini mund të fillojë edhe ajo që unë e quaj fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025”,-u shpreh Kikia.
Analisti Plator Nesturi tha se mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin është më shumë si një lloj përpjekje e Ramës për të çuar qeverisjen në një nivel tjetër për të treguar se maazhoranca nuk është fituese vetëm për shkak të gjendjes ku ndodhet opozita por edhe për shkak se po vepron në funksion të mirëqeverisjes.