Mbledhja e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë më 24 Qershor në Prishtinë
Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë më 24 Qershor do të kenë një mbledhje të përbashkët. Mbledhja e përbashkët kësaj radhe do të mbahet në Prishtinë.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit u kishte kërkuar ministrave përkatës që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 Qershor. Nnga 13 marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e fundit të dy qeverive, 8 prej tyre tashmë kanë arritur rezultate.
Mbledhja e fundit e përbashkët ndërmjet dy qeverive ishte mbajtur në Elbasan në Nëntor të vitit të kaluar, ndërsa mbledhja e parë u mbajt në Janar të vitit 2014.