Mblidhet grupi i PD-së zyrtare, Bardhi: Tabaku funksionarja me e lartë drejtuese e partisë
Pas mbledhjes së grupit të PD-së zyrtare, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se kjo parti duhet të kthehet një alternativë qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme. I pyetur nëse Tabaku ka pranuar pozicionin për të drejtuar PD, Bardhi tha se Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.
”Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mos përçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as e njëanshme as me kokëfortësi. PD duhet të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme.
Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’u them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku”,-tha Bardhi.