Mblidhet Parlamenti, 16 pika në rend dite! Nga projektligji i investimeve strategjike tek vota e Diasporës

Kuvendi është mbledhur në një seancë plenare me 16 pika. Pritet të sjellë debate të forta në sallë mes kampeve politike, mazhorancë-opozitë, për shkak të disa prej projektligjeve në rend. Një prej tyre edhe ai i investimeve strategjike, që është shtyrë deri në Dhjetor 2026 për regjistrim, për shkak të thithjes të sa më shumë investitorëve sipas PS, por që opozita e quan klientelist dhe me qëllime elektorale. Nga ana tjetër PD i quan nisma elektorale dhe është shprehur kundër tyre.
Pritet të diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për shkak të votës së Diasporës dhe veçanërisht posta e dërgimit të zarfit të votës. Shkak i një debati të fundit është edhe propozimi i PD-së për votimin e emigrantëve, pasi opozita kërkon që shtetasit shqiptarë të votojnë edhe pa pasaportë e kartë identiteti shqiptarë, por edhe me dokumente të vendit ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh. Por PS është shprehur kundër.
Një tjetër nismë që pritet të diskutohet ashpër është edhe propozimi i ministrit Blendi Klosi, për “Paketën e Maleve”, që gjithashtu PD e cilëson klientelist me qëllim zgjedhor në prag të 11 Majit, për të marë votat. Po ashtu edhe kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për ligjshmërinë e projektit dhe koncesionit për Portin e ri të Durrësit, tatimi mbi të ardhurat, disa marrëveshje bilaterale, dhe diskutime të tjera jashtë rendit të ditës.