Mblidhet Rilindja në Kamëz me forca policie dhe konstituon Këshillin Bashkiak

Konstituohet Këshilli bashkiak i Kamzës i dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit. Ceremonia u krye në shkollën “Hillary Clinton”.

Këshilli bashkiak përbëhet nga 41 anëtarë: 40 anëtarë Aleanca për Shqipërinë Europiane, 1 Bindja Demokratike.

Ndërkohë pritet të bëhet dhe betimi i Rakipi Sulit si kryetar bashkie. Në ceremoni jan të pranishëm edhe Taulant Balla e Aldrin Dalipi.

“Jo komunizmit, krimit, korrupsionit, votimeve moniste, jo 6%!”, kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.

Ai fton qytetarët që të bashkohen përpara godinës së Bashkisë mesditën e sotme, pasi pritet që të bëhet betimi i Rakip Sulit, të zgjedhurit nga votimet e 30 Qershorit, ish-deputetë në PS, i cili la Kuvendin për Kamzën.

Për të shmangur përplasjen, betimi i Sulit po bëhet në godinën e një shkolle, gjë që sipas demokratëve është tërësisht në shkelje të ligjit.

Janë miratuar sot mandatet e  40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe figura të rëndësishme nga radhët e Partisë Socialiste si Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Taulant Balla dhe deputeti Ervin Bushati. Kandidati fitues i zgjedhjeve të 30 qershorit, Rakip Suli mori besimin e qytetarëve të bashkisë në Kamëz duke “sfiduar” kështu Xhelal Mziun.

Gjykata e Tiranës disa ditë më parë i dha mandatin kreut të ri të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Kryetari ende në detyrë i kësaj bashkie, Xhelal Mziu bëri kërkesë në Gjykatë për të qenë palë në këtë proces dhe dorëzoi pranë saj të gjitha provat që sipas avokatit të tij, Ivi Kaso tregonin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime, por kjo kërkesë e tij nuk u pranua.

SHKARKO APP